Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip S. Kosnett, tha se ligjet e e mira funksionojnë vetëm kur zbatohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.
Sipas tij, në Kosovë ka zyrtarë që marrin mito, punësojnë të afërm e ndërhyjnë në gjyqësor. Përfaqësuesi i ShBA-së në Kosovë tha se kjo është për keqardhje, prandaj ai ka vlerësuar se Qeveria duhet ta dëshmojë se është e gatshme t’i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar, raporton Ekonomia Online.
“Ligjet e mira funksionojnë vetëm kur zbatohen në mënyrë të barabartë dhe drejtë për gjithë. Disa zyrtarë marrin mito punësojnë të afërm dhe ndërhyjnë në gjyqësor ndërsa abuzojnë më detyrën e tyre. Për keqardhje ka zyrtar që shpesh japin interesin personal në atë të mirën e publikut”.
“Korrupsioni e njollosë besimin e qytetarëve edhe nga jashtë. Qeveria duhet të dëshmojë se është e gatshme me i ndëshkuar zyrtarët e korruptuar”.
Kosnett sëbashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connelli amasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe ambasadorin e Francës, Didier Chabert, Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalie Apostolova morën pjesë në hapjen e “Javës kundër korrupsionit në Kosovë”.
Ky është viti i tretë që Ambasada e ShBA-së në Prishtinë e mbështet koalicionin e OJQ-ve kosovare për organizimin e një serë veprimtarish gjatë Javës kundër korrupsionit, raporton EO.
Pas hapjes së “Javës Kundër Korrupsionit 2018” nga Ambasadorët e Quintit, do të organizohet tryeza e diskutimit me temën “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”.
Po sot në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë.
Në kuadër të këtij debati, D+ do të prezantoj rezultatet e të gjeturave të monitorimit një vjeçar të aktiviteteve të prokurimit publik në këtë komunë.
Në këtë debat do të marrin pjesë përfaqësues të komunës, shoqërisë civile, operatorë ekonomik dhe media.
COMMENTS