Ambasada Amerikane godet liderët politikë që përfshinë në lista kandidatë që kanë probleme me ligjin

Ambasada Amerikane godet liderët politikë që përfshinë në lista kandidatë që kanë probleme me ligjin

Ambasada Amnerikane në Kosovë ka goditur drejtuesit e partive politike të cilët kanë përfshirë në listat e kandidatëve, persona që kanë problem me ligjin dhe që thirren në luftimin e korrupsionit.

“Si mund ta marrin qytetarët seriozisht përkushtimin e deklaruar të partive politike për #KosovoRuleOfLaw (Sundimin e ligjit në Kosovë) kur listat e shumë partive paraqesin individë me aktakuza aktive, dënime për vepra të tilla si krime lufte dhe sulme, dhe sanksione ndërkombëtare për krime lufte dhe korrupsion? , thuhet në një postim të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Së fundi, në prag të fushatës zgjedhore më i zëshmi në luftimin e korrupsionit është kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai madje ka zgjedhur si moto të këtyre zgjedhjeve luftën kundër korrupsionit ndonëse kjo parti ka qerverisur me vendin në dekadën e fundit. Në Listat e PDK-së dhe të koalicionit AAK-PSD janë përfshirë kandidatë për deputetë që kanë probleme me ligjin./Sinjali/

COMMENTS

WORDPRESS: 0