Alumini përballet me çelikun për automobilat elektrikë

Alumini përballet me çelikun për automobilat elektrikë

Kur prodhuesi i automobilave elektrikë “Tesla” lansoi modelin e parë për tregun e gjerë verën e shkuar, kompania amerikane shokoi industrinë e aluminit, duke kaluar kryesisht në çelik dhe larg metalit me peshë më të lehtë të cilin e kishte përdorur në dy modelet e para luksoze.

Lëvizja e “Teslas” së Elon Musk drejt metalit më të rëndë por më të lirë tregon se si çeliku po lufton kundër aluminit, që deri tash pritej të ishte larg përfituesi më i madh i revolucionit të automobilave elektrikë, shkruan Koha Ditore.

Alumini ishte parë si çelësi kryesor për të ulur peshën e baterive në vend që të zgjatej jetëgjatësia e automobilave elektrikë, kruciale për të rritur pranueshmërinë në treg.

Por teksa automobilat që funksionojnë me bateri synojnë të hyjnë në tregje të mëdha me automobila më të lirë – dhe përqafojnë zhvillimet teknologjike në bateri dhe përbërës – shumë prej tyre po kërkojnë çelikun që të ulin shpenzimet. Çmimi i “Model 3” të “Teslas” i orientuar për treg të gjerë, është gati gjysma e çmimit të luksozit “Model S” që kushton rreth 70 mijë dollarë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0