Aliu: Mogherini insiston që Rusia të futet në negociata

Aliu: Mogherini insiston që Rusia të futet në negociata

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka komentuar në emisionin Frontal në T7 samitin e Berlinit duke thënë se ShBA kanë luajtur rol vendimtar në negociata Kosovë – Serbi, edhe pse nikoqir ishte Brukseli. Ndërsa tendenca që të eliminohet Gjermania dhe me u futë Rusia, është tendencë e Serbisë.

“ShBA edhe në negociatat e shkuara e kanë pasë rolin vendimtar kur janë ardhur momente kritike, pavarësisht pse Brukseli ka qenë nikoqir në negociata, ShBA kanë qenë vendimtare. Kjo tendencë me u eliminu Gjermania dhe me u fut si faktor në negociata Rusia, është tendencë e Serbisë, kështu e vlerëson Vetëvendosje. Serbia ka interes të mos bisedoj fare me Gjermaninë e cila e ka kushtëzuar me u njoftë me Kosovën para se të futet në BE” ka thënë Aliu.

Aliu ka folur edhe për Federica Mogherin, duke thënë se ajo ka insistuar që Rusia të jetë patjetër në negociata.

“Unë mendoj se Mogherini ka qenë ajo që brenda BE-së e ka mbrojtë idenë se Rusia patjetër duhet të jetë në negociata në tavolinë. Mos të harrojmë që edhe ne kemi shku në negociata pa qenë të barabartë duke mos e përmend fare Preshevën dhe Medvegjën. Gjithë këto vite asnjëherë nuk e kemi pasur në tavolinë temën Preshevën, e tash kur Serbia e ka momentin ta njoh Kosovën, ne të tërhiqemi duke e përdor Kosovëm Lindore si arsye me u tërhjekë nga negociatat” ka thënë Aliu për Frontal në T7.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0