Aliu: Kemi vullnet që të ketë koalicion

Aliu: Kemi vullnet që të ketë koalicion

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Liburn Aliu, në një konferencë për media ka folur për koalicionin e mundshëm ndërmjet partisë së tij dhe LDK’së.

Aliu ka thënë se e respektojnë, Vjosa Osmanin, si kandidate të LDK’së, duke shprehur vullnet për të arritur një koalicion parazgjedhor.

Ish-deputeti i VV’së thotë se për të rritur gjasat e një koalicioni, duhet larguar kushtëzimet.

“Unë besoj se bisedimet pa kushtëzime mund të arrijmë deri te marrëveshjet”, ka thënë Aliu.

Sipas tij vendimi i LDK’së për të nominuar, Vjosa Osmanin, për kryeministre ka qenë një veprim dëmtues.

“Veprimi i njëanshëm ka qenë veprim dëmtues nga ana e LDK-së. Ne nuk kemi marrë vendime si VV në kryesi dhe kemi qenë të gatshëm të ulemi dhe të flasim për të gjitha temat. Përderisa të mos ulemi dhe të flasim sinqerisht dhe të heqim kushtëzimet është e vështirë të arrihet koalicioni”, ka thënë Aliu.

Ish-deputeti i VV-së tha se nuk kanë asgjë kundër Vjosa Osmanit si person

“Askush nga VV nuk ka diçka kundër Vjosa Osmanit, ne kemi respekt për Vjosën. Ne duam dhe kemi vullnetin që të ndodhë koalicioni, besoj që do të kemi rezultat të mirë” tha Aliu.

Ai u shpreh se i vetmi partner që po bisedojnë për koalicion është Lidhja Demokratike e Kosovës./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0