Aliu: Diaspora çdo ditë e më shumë në përkrahje të Kurtit, po dëshmohet edhe në Suedi

Aliu: Diaspora çdo ditë e më shumë në përkrahje të Kurtit, po dëshmohet edhe në Suedi

Anëtari i Këshillit të Vetëvendosjes në Suedi, Hysen Aliu, ka thanë se që nga ngritja e mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti anëtarësimet për të përkrahur këtë subjekt veçse janë shtuar.

Përmes një postimi në profilin e tij në” Facebook”, Aliu ka thanë se në njërën nga qendrat e VV-së në shtetin suedez janë anëtarësuar mbi 220 persona, në përkraheje të politikës së Vetëvendosjes.

Për të përkrahja për LVV-në po rritet çdo ditë.

” Më vjen mirë dhe gëzohem shumë që gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, dhe se do të jemi shumë e më shumë për çdo ditë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Aliut në Facebook:

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0