Albin Kurti sërish e ndal konferencën për shkak të thirrjes së ezanit

Albin Kurti sërish e ndal konferencën për shkak të thirrjes së ezanit

Edhe në konferencën e sotme, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i ka rënë ta ndërpres konferencën për media, për pak minuta, pasi po thirrej ezani në një xhami afër Qeverisë.

Derisa Kurti po pyetej nga gazetarët në konferencën e tij për media të thirrur në orën 12:30, filloi të thirrej ezani, e kryeministri në detyrë nuk iu përgjigje pyetjeve.

Ai priti që të përfundonte thirrja e ezanit në xhami, e pastaj nisi të përgjigjej.

Së fundmi, atij i ka rënë të ndalë në gjysmë shumë konferenca, të cilat po mbahen në oborrin e Qeverisë, për shkak të masave të parandalimit të përhapjes së virusit Covid 19

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: