“Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare”, LDK-ja i përgjigjet Vetëvendosjes

“Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare”, LDK-ja i përgjigjet Vetëvendosjes

Vetëvendosja tashmë i ka bërë ftesë LDK-së që të shkojnë me një listë në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti. Madje shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, bëri edhe propozim konkret duke përmendur postet udhëheqëse që do t’i merrnin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se posti i kryeministrit i takon partisë më të madhe që, sipas tij, është LDK-ja.Kreu i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në T7, ka folur edhe për mundësinë që LDK-ja e VV-ja të bashkohen në një koalicion parazgjedhor

Ky deklarim i Konjufcës erdhi pas ftesës që VV-ja ia bëri LDK-së menjëherë pasi që Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit e u fol për zgjedhje të reja.

Madje, deputeti i VV-së tha se ka edhe kombinimin më të mirë që mund të ketë Kosova për qeverisje. Ideale thotë Konjufca do të ishte nëse postin e kryeministrit e merr Albin Kurti, derisa deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani merr pozitën e kryetares së Kuvendit.

“Albin Kurti kryeministër e Vjosa Osmani kryeparlamentare. Nuk më ka ardhur turp t’ua them këtë kolegëve, madje edhe Vjosa Osmanit. Gjithmonë i kam thënë, Vjosë: ‘je ideale për kryetare të parlamentit’. Është një kombinim ideal”, tha Konjufca, derisa shtoi se nevojitet guximi i Albin Kurtit në qeveri e Vjosa Osmani nga lart për ta marrë në pyetje atë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0