Alarmohen bizneset serbe: Nëse nuk hiqet taksa, do ta humbim tregun në Republikën e Kosovës

Alarmohen bizneset serbe: Nëse nuk hiqet taksa, do ta humbim tregun në Republikën e Kosovës

Biznesmeni serb, Radovan Mijatoviq, pronar i kompanisë ‘Hemotehna’ në Suboticë, ka thënë se nëse nuk merret ndonjë nismë për heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, atëherë bizneset serbe do të humbasin shumë shpejt tregun në Kosovë.
“Situata aktualisht është tre herë me keq se një vit më parë, një masë e ngjashme ishte prezantuar edhe për miellin”, ka thënë Mijatoviq për agjencinë e lajmeve ‘Beta’, transmeton Gazeta Express.

“Ne jemi duke humbur tregun seriozisht, veçanërisht për shkak se disa kompani vendase nuk mund të eksportojnë në tregjet e largëta për shkak të natyrës së mallrave”, ka shtuar tutje biznesmeni serb.

Sipas tij, duhet të bëhet një ndarje ndërmjet politikës dhe ekonomisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0