Aktivisti i Vetëvendosjes ia lë djalit emrin e Astrit Deharit

Aktivisti i Vetëvendosjes ia lë djalit emrin e Astrit Deharit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Balaj, është bërë prind i një djali.

Ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshorten e saj janë bërë prindër.

E djalit të tyre, çifti ka vendosur që t’ia lë emrin Astrit.

Ai e ka emëruar djalin, sipas aktivistit të ndjerë të kësaj lëvizje, Astrit Dehari, i cili ka vdekur më 5 nëntor në burgun e Prizrenit.

“Astrit, djali ynë, ta gëzosh emrin e heroit Astrit Dehari, me po aq krenari që ta kemi vendosur. Shpresoj ta duash dhe të kontribuosh për vendin tënd” ka shkruar Balaj në rrjetin social Facebook. /GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0