Aktakuzë në Prishtinë ndaj treshes që shpërndante drogë në Ballkan e Perëndim

Aktakuzë në Prishtinë ndaj treshes që shpërndante drogë në Ballkan e Perëndim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve M.Q., SH.R., H.Q dhe S.Q.

Ata, sipas njoftimit nga Prokuroria, akuzohen për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër H.Q., për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës të pandehurit M.Q., SH. R., H.Q dhe S.Q., duke vepruar si anëtarë të grupit në vazhdimësi që nga viti 2015 deri në 13 mars 2018, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi si dhe në vende tjera të Evropës si në Austri, kanë vepruar pa autorizim për blerje, shpërndarje, shitje, transport, eksport, si dhe, kanë dorëzuar, ndërmjetësuar, dërguar, në transit, eksport substanca të cilat janë të shpallura me ligj si narkotik- substanca psikotrope, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, në mënyre që të përfitojnë mjete financiare në vlera të larta.

Me këto veprime të pandehurit në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

I pandehuri H.Q., ka poseduar pa autorizim dhe pa leje nga organet kompetente armën e tipit pushkë “MOSBERG” me kapacitet mbushës prej 4 fishekë si dhe 33 fishekë dhe kështu ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0