Aksidentët në komunikacion shkaktari i dytë i vdekjës së qytetarëve

Aksidentët në komunikacion shkaktari i dytë i vdekjës së qytetarëve

Vetëm në vitin 2019 janë shënuar 23 raste të humbjes së jetës së qytetarëve në komunikacion. Kurse, janë më shumë se 1600 persona të cilët janë lënduar gjatë aksidenteve që kanë ndodhur brenda tre muajve të këtij vit.

Kjo u bë e ditur gjatë tryezës së organizuar nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, ku së bashku me pwrfaqwsues tw intitucioneve përgjegjëse, u diskutua gjendja e sigurisë në komunikacion me tem: “Siguria në Rrugë”.
Kryetari i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, bëri të ditur statistikat e aksidenteve të cilat kanë ndodhur në komunikacion.
Ai u shpreh i shqetësuar për humbjen e jetëve të qytetarëve gjatë aksidenteve që po ndodhin nëpër rrugët e vendit.
Mazreku bëri thirrje për një angazhim të pwrbashkwt tw institucioneve në shpëtimin e jetëve të qytetarëve të vendit.
“Qoftë edhe nëse e shpëtojmë vetëm një jetë, të bëhemi bashkë për ta mundësuar këtë”.
Vetwm gjatë vitit të kaluar janë shënuar 1688 aksidente, ku kanë humbur jetën 129 persona, prej tyre 1688 persona kanë pësuar lëndime.
Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të komunikacionit në Policinë e Kosovës , Jeton Rexhepi tha se krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, në aksidente rrugore në të gjithë territorin e Kosovës gjatë këtij viti kanë humbur jetën 6 persona më shumë.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Logjore, Arsim Gërxhaliu tha se vdekjet në aksidente janë shkaktari i dytë i vdekjeve të qytetarëve në nivel vendi.
“Aksidentet janë numri i dytë si shkaktar i vdekjeve në Kosovë pas sëmundjeve Kardio vaskulare, si shkaktar të tjerë janë mungesa e vënies së rripit të sigurisë , përdorimi i telefonave mobil, alkoli dhe droga, mospërshtatja e shpëjtësisë me kushtet e rrugës, shpejtësia e tejkaluar, si dhe mungesa e sinjalizimit”, tha Gërxhaliu.
Ai tha se numri i aksidenteve që i bëhet autopsia është i vogël pasi familjet nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë.
Prezantimin e tij ai e përfundoi me moton “ Sytë në asfalt, jo në mobil”.
Në konferencën “Siguria në Rrugë”, morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Drejtori i Institutit Mjeko-Ligjor, përfaqësues të kuvendit komunal të Suharekës, përfaqësuesi i Shoqatës së Kotrollave Teknike. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0