Aksident me fatalitet në Lluzhan

Aksident me fatalitet në Lluzhan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Siç shihet nga fotot në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat janë shkatërruar pothuajse tërësisht.

Në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

Dyshohet se ky aksident është me pasoja fatale, ndërsa ende nuk dihet numri i personave që kanë qenë të përfshirë dhe kanë pësuar në këtë ngjarje të rëndë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0