AKP-ja pezullon dhënien me qera të pronave pas kërkesës së Qeverisë

AKP-ja pezullon dhënien me qera të pronave pas kërkesës së Qeverisë

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pezulluar dhënien me qera të pronave pas kërkesës së miratuar të martën në mbledhjen e Qeverisë.

“Në përputhje me kërkesën e Qeverisë së Republikës se Kosovës të datës 10 mars 2020, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton publikun dhe palët e interesuara për pezullimin e të gjitha veprimeve në lidhje me shpalljen publike për Qiradhënie të Aseteve me Karakter Specifik të datës 06 shkurt 2020”, shkruan në njoftimin e AKP-së.

Propozimi për pezullimin e shitjeve të AKP-së është miratuar të marten nga Qeveria.

“I kërkohet AKP-së të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet. AKP ka në plan të japë më qira disa asete të rëndësishme dhe duhet t’i kërkojmë që ta ketë parasysh programin e qeverisë. Qiradhëniet do të zgjasin pa nevojë dhe mund të shkaktojnë humbje financiare për Kosovën”, kishte thënë ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para se të votohej rreth propozimit./EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: