Aida Dërguti: Më në fund, Kosova po bëhet me ushtri

Aida Dërguti: Më në fund, Kosova po bëhet me ushtri

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, ka treguar përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” se në emër të Partisë Socialdemokrate ka votuar për miratimin në parim të tri projektligjeve që i avancojnë kompetencat, detyrat, organizimin dhe funksionim e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, me legjislacionin e ri, do të merr rolin e ruajtjes së integritetit territorial të vendit, qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës”, ka shkruar deputetja Dërguti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0