Ahmeti: Në VV kanë vendosur 10 persona

Ahmeti: Në VV kanë vendosur 10 persona

Shpend Ahmeti, në KlanKosova ka thënë se krejt vonë e ka kuptuar se sa ishte ai nënkryetar i partisë, ekzistonte një dhjetëshe e personave, që merrnin vendime pa dijeninë e tij.

Madje, sipas Ahmetit, kjo dhjetëshe e njerëzve ishin takuar një herë dhe kishin biseduar mbi pesë orë për atë se si Ahmeti nuk duhet të kandidojë për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë kam qenë nënkryetar dhe gjatë asaj kohe ka pasur dhjetëshe për të cilën asnjëherë nuk e kam ditur dhe nuk jam njoftuar që ekziston”, ka deklaruar Ahmeti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0