Ahmeti: Me 8 janar udhëtojmë për në Bruksel

Ahmeti: Me 8 janar udhëtojmë për në Bruksel

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar sot se janë ftuar si delegacion shtetëror nga Bashkimi Evropian, që me datë 8 janar të udhëtojnë për në Bruksel për t’u takuar me përfaqësues të lartë të BE-së.
Ahmeti në një konferencë për media, ka sqaruar se në këtë takim nuk është ftuar presidenti Hashim Thaçi, por vetëm delegacioni shtetëror.

“Me 8 janar jemi ftuar si delegacion shtetëror. Pra do të udhëtojmë unë dhe z.Limaj. Presidenti nuk është ftuar. Kur ta ftojnë presidentin atëherë ai le të shkon”, ka thënë Ahmeti para mediave.

Ndërkohë Thaçi dhe Haradinaj në fjalën e tyre para mediave, kanë thënë se do të mbështesin delegacionin shtetëror

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0