Ahmeti jep detaje rreth takimit që pati me Albin Kurtin

Ahmeti jep detaje rreth takimit që pati me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për takimin që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Ministrin në detyrë të Shëndetësië, Arben Vitinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka bërë me dije se temë e këtij takimi ishte menaxhimi i situatës rreth pandemisë.

“Temë bosht e këtij takimi ishte menaxhimi i situatës rreth pandemisë, me theks të veçantë në gjendjen shëndetësore dhe ekonomike. U dakorduam që bashkëpunimi në mes të Kryeqytetit dhe Qeverisë është i domosdoshëm, ashtu që pasojat e pandemisë të jenë sa më të vogla”, ka shkruar Ahmeti. /Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0