Agron Demi: Mbylleni RTK’në, i ka harxhuar më shumë se 100 milionë euro si shërbim partiak

Agron Demi: Mbylleni RTK’në, i ka harxhuar më shumë se 100 milionë euro si shërbim partiak

Agrom Demi nga Instituti GAP mendon që radiotelevizioni publik i Kosovës (RTK) duhet të mbyllet krejt.

“Një kohë kam avoku për më ndryshu mënyrën e financimit të RTK, me e nxjerr nga buxheti dhe me u financu direkt nga qytetarët ngase kam mendu se kështu mund të nxirret nga kthetrat e partive. Tash mendoj se RTK duhet me u MBYLLË. RTK nuk mund të shpëtohet, ka shkruar Demi, në një postim në Facebook, pa e elaboruar shumë pse e ka ndryshuar qëndrimin.

Ai duket që është nxitur nga një lidhje direkte që RTK ka pasur dje nga veriu i Mitrovicës.

Postimi i plotë:

RTK-në nuk guxojmë me e injoru. Edhe pse gjithnjë e më pak e shikojmë RTK-në, gjithnjë e më shumë po paguajmë nga taksat tona për këtë medium partiak.

Një kohë kam avoku për më ndryshu mënyrën e financimit të RTK, me e nxjerr nga buxheti dhe me u financu direkt nga qytetarët ngase kam mendu se kështu mund të nxirret nga kthetrat e partive. Tash mendoj se RTK duhet me u MBYLLË. RTK nuk mund të shpëtohet.

Në emër të interesit publik, në dhjetë vitet e fundit RTK ka marr nga taksat tona rreth 100 milionë euro dhe angazhon mbi 1000 punëtorë.

Por, me më pak buxhet e punëtorë, secili medium privat sot na informon më paanshëm politikisht e profesionalisht se sa RTK. Me ma pak buxhet, secili medium privat sot ka teknologji më të mirë të transmetimit se sa RTK. Ngase RTK, ashtu sikurse Posta, është kujdes me punësu familjarë të politikanëve e me i transmetu pa ndërpre konventat e fjalimet bajate të PDK.

Vetëm shiheni edhe një herë raportimin e mbrëmshëm nga ura e Mitrovicës. Sikletin e gazetares kur bashkëbiseduesi i parë refuzonte me ju përshtatë propagandës së RTK. Mënyra se si RTK mbrëmë më çdo kusht mundohej me nxitë kaos, ngase kështu po i duhet Presidentit dhe PAN, të cilët janë fajtorët kryesorë pse veriu i vendit është kështu qysh është.

Andaj, ku është qëllimi me vazhdu me funksionu RTK?

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: