Agjenda e manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Agjenda e manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur agjendën shtetërore të aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në datat 5, 6 dhe 7 mars 2021.

5 mars

– Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri

– Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës

09:00 – Seanca Solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale

11:00 – Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë

12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)

18:00 -Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë

6 Mars

09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

10:00 – Ekspozitë me fotografi, Prekaz

12:00 – Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së

15:00 – Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin Skënderbeu, Prishtinë

17:00 – Akademi Përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë

7 Mars

09:00 – Turnir në shigjetari, Skenderaj

11:00 – Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë

13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj

17:45 – Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0