Aerporti i Prishtinës shënon rritje të udhëtarëve për 17%

Aerporti i Prishtinës shënon rritje të udhëtarëve për 17%

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari ka regjistruar numrin më të madh të udhëtarëve në tremujorin e parë sivjet. Për periudhën janar-mars 2018, nëpër këtë aeroport kaluan 418,134 udhëtarë, gjë që paraqet një rritje prej 17% krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar, raporton EkonomiaSot.

Vetëm në muajin mars aeroporti mirëpriti 150 mijë pasagjerë, kurse për muajt janar dhe shkurt nëpër dyert e aeroportit kaluan 144 mijë dhe 123 mijë udhëtarë, përkatësisht.

Muajin e kaluar, kompania Norwegian Air Shuttle nisi fluturimet Kopenhagë-Prishtinë. Kurse kompanitv Eurowings, SunExpress, Germania, Electra Airways, dhe Orange2Fly pritet të shtojnë linja të reja të fluturimeve përgjatë verës. / EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0