Abdixhiku: TC “Kosova e Re” do ta shtrenjtoj çmimin e energjisë elektrike për 60 %

Abdixhiku: TC “Kosova e Re” do ta shtrenjtoj çmimin e energjisë elektrike për 60 %

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se me fillimin e punës së Termocenteralit “Kosova e Re” çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 60 për qind.

Këto komente ai i bëri gjatë debatit lidhur me marrëveshjen për ndërtimin e “Kosova e Re”  në mes të “Cntour Global” dhe Qeverisë.

“Projekti që po flasim sot meriton vëmendje profesionae dhe konsenus shoqëror. Pa konsenus shoqëror pa 2\3 e Kuvendit nuk mund të kalojë ajo marrëveshje. Ne duhet të kemi pavarësi energjetike në vend”. Ai tha se do ua bëjmë të qartë qytetarëve që me fillimin e termoncentralit të ri qytëtarët do të paguajnë 60% më shtrenjtë energjinë elektrike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0