Abdixhiku për rastet e plaçkitjeve: Gjendja është e jashtëzakonshme

Abdixhiku për rastet e plaçkitjeve: Gjendja është e jashtëzakonshme

Plaçkitjet që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë, e kanë shqetësuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai në një status në Facebook, ka thënë se aktualisht vendi ynë është në gjendje jashtëzakonshme.
“14 plaçkitje për 1 muaj – me një polic të vrarë në detyrë – s’është gjendje e zakonshme; është gjendje e jashtëzakonshme. Është gjendje frike, tmerri e anarkie”.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

A KA SHTET KËTU?

14 plaçkitje për 1 muaj – me një polic të vrarë në detyrë – s’është gjendje e zakonshme; është gjendje e jashtëzakonshme. Është gjendje frike, tmerri e anarkie.

E nisën njëherë me banka, tash plaçkisin markete, punëtori e dyqane. S’kalon ditë pa një lajm grabitjeje; në mes të vendbanimeve – në mes të ditës. Banditë të armatosur bëjnë rendin në rrugë; sillen të egër, të lirë e paprekur – dhe shteti mbetet në gjumë.

Udhëheqësit e ministrisë, policisë, e intelegjencës kanë veçse një detyrë, të krijojnë minimalisht rend e qetësi. Nëse s’mund të bëjnë një gjë të tillë, le të lëshojnë rrugë për të tjerë djem e vajza që i japin këtij vendi erë shtet!

COMMENTS

WORDPRESS: 0