Abbot kërkon të mblidhet shpejt Parlamenti për t’i hapur rrugë krijimit të Qeverisë

Abbot kërkon të mblidhet shpejt Parlamenti për t’i hapur rrugë krijimit të Qeverisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka bërë thirrje që të mblidhet sa më parë përbërja e re e Parlamentit për t’i hapur rrugë krijimit sa më shpejtë të qeverisë së re të Republikës së Kosovës, pasi KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Gazeta Express

“I lumtur të shoh kryetaren e KQZ’së teksa jep rezultatet finale të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Pas shumë shtyrjesh, rinumërimi i e ankesash, legjislatura e re duhet të mblidhet shpejtë në mënyrë që qeveria e re e Kosovës të mund të formohet sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë Abbot në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, raporton Gazeta Express.

Ky reagim i Abbot vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Në Kuvendin e Kosovës , LVV do t’i ketë 29 deputetë, LDK 28, PDK 24, AAK-PSD me 13, “Srpska” me 10 deputetë e NISMA me 6.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: