AAK thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

AAK thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

Edhe pse deputetët e AAK-së nuk kishin nënshkruar kërkesën për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, kjo parti thotë se e përkrah iniciativën për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit në vend.

Në një njoftim për media, GP i AAK-së thotë se përkrah mbylljen duke pasur parasysh pasojat që po i sjellin vendit.

“Ka kohë që Kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar shqyrtimin e mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dukuri negative që po e dëmtojnë interesin e shoqërisë sonë. Shkalla e rrezikshmërisë së funksionimit të tyre është rritur dhe ka kaluar çdo limit deri te aktet e përmasave tragjike të vrasjes së njerëzve prandaj duhet të veprojmë energjikisht në mënyrë që të ndalet ky trend që po e dëmton shoqërinë tonë. Urgjentisht duhet të bëhet pezullimi i tyre dhe të fillojë procedura për krijimin e bazës ligjore që ndalon veprimtarinë e kazinove dhe lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Seanca e jashtëzakonshme për kazinotë do të mbahet pas dy vrasjeve që ndodhën brenda pak ditësh në kazinotë në Suharekë dhe Lipjan.

COMMENTS

WORDPRESS: 0