A u mbyllen përfundimisht lojërat e fatit në Kosovë?

A u mbyllen përfundimisht lojërat e fatit në Kosovë?

Një ditë pasi kaloi Ligji në Kuvend, institucionet ende nuk kanë filluar mbylljen e lojërave të fatit

Të enjten pasdite, Kuvendi i Kosovës pati një debat të nxehtë në lidhje me lojërat e fatit.

“A po e shfuqizojmë dhe Lotarinë e Kosovës, apo e mbajmë Lotarinë? Nëse e mbajmë Lotarinë e Kosovës, atëherë në ligjin e ri duhet shtuar nenet e Lotarisë së Kosovës ose po e bëjmë proces ndryshimin e ligjit aktual dhe i shfuqizojmë vetëm nenet e lojërave të fatit. Këto dy gjëra është mirë qeveria t’i qartësojë”, ka deklaruar dje në Kuvend Lumir Abdixhiku, deputet i LDK’së.

Pati edhe të tillë që fuqishëm kundërshtuan këtë ligj.

Pavarësisht këtyre diskutimeve, ligji që ndalon lojërat e fatit u miratua me 69 vota pro.

Në bazë të këtij ligji, Lojërat e Fatit nuk do të kenë të drejtë të operojnë në  10 vitet e ardhshme në Kosovë.

E një ditë më vonë, mbetet e paqartë procedura në vazhdim dhe hapat që institucionet marrin për mbylljen e tyre.

Në Administratën Tatimore të Kosovës, i thanë shkurt Televizionit se po presin pranimin e një kërkese nga ana e Ministrisë së Financave për të vepruar.

Në anën tjetër, Ministria e Financave pohon se përgjegjësinë për veprimet e mëtejme i ka direkt Zyra e Kryeministrit, sepse ka sponsorizuar këtë ligj.

E në Qeverinë e Kosovës, nuk nuk qartësuan procedurat në vijim.

‘’Sigurisht që Qeveria ka mekanizmat zbatues që çkado që vendoset, vepro. Janë organet komptetente që merren me zbatimin’’

Ndërkohë, iniciativa për mbylljen e lojërave të fatit ka nisur pas dy rasteve të vrasjeve në këso lloj biznesesh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0