A u bë PSD pjesë e PAN’it? Akuza të shumta për partinë e Shpend Ahmetit që ia votoi Qeverisë buxhetin

A u bë PSD pjesë e PAN’it? Akuza të shumta për partinë e Shpend Ahmetit që ia votoi Qeverisë buxhetin

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Ky buxhet është miratuar me votat e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahemtit. Pa këto vota sot Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinjat do të mund të rrezohej dhe të dështonte miratimi i buxhetit. Në PSD e kanë arsyetuar këtë votim, duke thënë se i kanë pesë kërkesa konkrete për të cilat presin zotim publik nga Kryeministri i Kosovës. Kundër kanë dalë LDK e VV. Buxheti u miratua me 62 vota pro.
Partia Socialdemokrate e Shpend Ahemtit sot e ka shpëtuar Qeverinë Haradinaj që të bie. Votat e kësaj partie kanë bërë që të kaloj në Kuvendin e Kosovës buxheti për vitin 2019.

Mirëpo, PSD deri javë më parë kishte një qëndrim ndryshe për votimin e këtij buxheti.

Drejtues të kësaj partie thonin se buxheti i vitit të ardhshëm ka shumë telashe dhe probleme të jashtëzakonshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, me datën 6 të këtij muaji pati thënë se kjo parti ende nuk ka vendosur nëse do të votojë buxhetin për vitin 2019, pasi sipas tij buxheti si i tillë ka probleme të jashtëzakonshme.

“Në fakt jemi në fazën e diskutimit të buxhetit. Buxheti si i tillë ka sipas meje telashe të jashtëzakonshme, diku 465 milionë euro apo mbi 20 për qind e shpenzimeve të parapara në buxhet shkojnë për skema sociale dhe pensione në një vend ku vetëm 7 për qind e popullsisë është në moshën e pensionimit. Përderisa një pjesë e madhe e popullsisë është në arsim vetëm 3 për qind e shpenzimeve shkojnë në arsim”, kishte thënë Sejdiu.

Kurse, ditë më parë edhe në emisionin Perssing në T7, Dardan Molliqaj kishte thënë se PSD nuk to ta votoj buxhetin për vitin 2019.

E një pohim se PSD do të mbështes qeverinë e Kosovës për buxhet, e kishte dhënë edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai madje ishte shprehur i sigurt se PSD do ta votoj buxhetin.

“ Partia Socialdemokrate do të qëndroj në Kuvendin e Kosovës kur të votohet buxheti. Kjo tregon se Qeveria nuk do të bije për shkak të buxhetit”, kishte thënë Lekaj më datën 14 të këtij muaji në ‘DPT te Fidani’ në T7.

Kurse, sot pikërisht Dradan Sejdiu ka arsyetuar votimin e buxhetit nga ana e PSD.

Ai ka thënë se Partia Socialdemokrate e ka shqyrtuar me kujdes projekt-ligjin për buxhet.

Ka thënë se e “kemi krejt të qartë që përgjegjësinë politike për mos-funksionimin normal të Qeverisë së Kosovës e ka Kryeministri dhe qeveria e cila e varri vetën, që nga themelimi nga ky instrument politik i Serbisë, pra Listës Serbe”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0