A pati humbje të vendeve të punës? Trusti e thotë se po

A pati humbje të vendeve të punës? Trusti e thotë se po

Pas publikimit të djeshëm të raportit të Bankës Botërore, ku u tha se u humbën 17 mijë vende pune, Qeveria ka lëshuar një reagim të ashpër duke e quajtur raportimin si të pavërtetë. Madje duke pretenduar se papunësia është zvogëluar për 1%.

Mirëpo nëse shohim shifrat që publikohen nga Trusti pensional, vërehet se numri i llogarive aktive në Trust është tkurrur për afro 8 mijë persona.

Në fund të vitit 2017, numri i kontribuuesve aktivë në Trust ishte 352,849, ndërsa në fund të dhjetorit të vitit 2018 ky numër ka rënë në 344,453 persona. Pra humbja totale është 8,396 persona. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0