A jeni të majtë apo të djathtë?

A jeni të majtë apo të djathtë?

Jo rrallë na bie të dëgjojmë nga partitë tona politike tek deklarohen se janë të majtë ose të djathtë. Kur flasin për këtë, ata nuk e kanë fjalën se me cilën dorë shkruajnë, por po flasin se në cilën pjesë të spektrit politik janë të vendosur. Megjithëse profilizimi i partive tona më tepër është dëshiror dhe deklarativ sesa real.

Nëse doni të dini se ku qëndroni ju, se a jeni të majtë apo të djathtë, atëherë mund t’a bëni testin në këtë link:

Testoni veten se a jeni të majtë apo të djathtë? (testi është në gjuhën angleze).

Kur flitet për spektrin politik, shumica e mendojnë atë vetëm në aspektin ekonomik, pra:
E majta tenton të ushtrojë më tepër kontrollë mbi ekonominë, kurse
E djathta tenton që t’i mbajë sa më largë duart nga ekonomia.

Mirëpo pak veta e dinë se spektri politik ka edhe dimenzionin social, pra sa kontroll duhet të ushtrojë shteti mbi mënyrën se si jetojnë njerëzit. E këtu hyjnë shkollimi, shëndetësia, planifikimi familjar, dhe shumë aspekte tjera sociale. Për më tepër mund të shikoni grafikun më poshtë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0