A do ta lërë Shpend Ahmeti postin e kryetarit të Prishtinës? Tregon Dardan Sejdiu

A do ta lërë Shpend Ahmeti postin e kryetarit të Prishtinës? Tregon Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për përfshirjen e kryetarit të partisë së tij, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Ekipin Negociator të Kosovës për dialogun përfundimtar me Serbinë, në Bruksel.

Sejdiu ka komentuar në televizionin T7, zërat për dorëheqjen e Ahmetit nga posti i kreut të kryeqytetit, pas emërimit të tij si bashkëudhëheqës i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë.

I pyetur se a do ta lërë Shpend Ahmeti postin e kryetarit të Prishtinës, ai është përgjigjur: “Jo, pse?”.

Sipas Sejdiut, partitë që kanë humbur zgjedhjet në Prishtinë po e bëjnë përpjekjen e radhës për ta kontestuar Ahmetin.

“Shpend Ahmeti është kryetar i Prishtinës, ka fituar 42 mijë vota”, ka deklaruar ai në T7.

“Ka synim t’i realizojë 100 premtimet deri në fund. S’kam dyshim që kjo do të ndodhë”, është shprehur ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0