40 milionë euro dëme nga automjetet e pa regjistruara

40 milionë euro dëme nga automjetet e pa regjistruara

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, vlerësoi se një problem i madh për kompanitë e sigurimeve është edhe mos regjistrimi i shumë automjeteve që sot mund të gjenden në rrugët e Kosovës.

“Shifra me mbi 100 automjete të paregjistruara në nivel vendi ka dalë nga një tryezë në vitin e kaluar. Ne jemi të vetëdijshëm se një pjesë e atyre automjeteve të pa regjistruara nuk gjenden në qarkullim, por është shqetësues numri i automjeteve që janë të pa regjistruare dhe që gjenden në qarkullim. Për 20 vite  automjetet e paregjistruara dhe të pa siguruara kanë shkaktuar humbje prej 40 milionë euro”, tha Mazreku ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Ai bëri me dije se dëmet që shkaktohen nga automjetet e paregjistruara dhe të pa siguruara kompensohen nga Byroja Kosovare e sigurimeve e cila ka një fond që sigurohet dhe kompanitë e sigurimeve të Kosovës.

Ai po ashtu gjatë emisionit  bëri të ditur se kushtëzimet po i shkaktojnë humbje buxhetit të shtetit dhe kompanive të sigurimeve.

Për kushtëzimet që i kanë bërë institucionet e Kosovës për të mundësuar regjistrimet e automjeteve, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, vlerësoi se është jashtë çdo rregulle dhe norme.

“Edhe Avokati i popullit, ka dalë me nj rekomandim që të mos ketë kushtëzim për të regjistruar automjetet. Për të regjistruar një automjet duhet të paguhet taksa komunale, taksa të tjera, po ashtu edhe së fundi është kushtëzimi nga gjobat. Këto kushtëzime janë edhe tek komunat që ia mundësojnë kushtëzimin për pagesën e taksave. Ne mendojmë se nga të gjitha kushtëzimet humbjet vjetore janë nga 5 milionë euro si për kompanitë e sigurimeve ashtu edhe për shtetin”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0