35-vjeçari nga Ferizaj vdes në QKUK, ishte në pritje të rezultatit për Covid-19

35-vjeçari nga Ferizaj vdes në QKUK, ishte në pritje të rezultatit për Covid-19

Edhe një person nga Ferizaj ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19 duke shënuar kështu viktimën e tretë që humbi jetën nga Covid-19 në Kosovë vec brenda pak orëve.

I riu nga Ferizaj për më pak se dy javë kishte qëne i shtrirë në spitalin e Ferizajt, ndërkohë javën e fundit ai ishte tranferuar për në QKUK për trajtim mjekësor.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, tha për Express se në rezultatet e para për Covid-19, ky i ri, kishte rezultuar negativ. Ai ishte ritestuar në QKUK, por ka qenë në pritje të rezultatit.

“I ndjeri ka qenë i shtrirë në spitalin e qytetit për disa ditë, ndërsa në javën e fundit ka qenë i shtrirë në QKUK. Në rezultatet e para për Covid-19, ka rezultuar negativ, ndërkohë është ritestuar në QKUK prap dhe ka qenë në pritje të rezultatit”, ka deklaruar Ademi për Express.

E lajmin për vdekjen e këtij personi e ka kumtuar edhe zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyci

“Miq, vllazen dhe Ferizajas, sot e humbem Bekim Palushim ne luften kunder pandemise, ne moshen me te mire, duke na trishtuar te gjithe ne qe e dashtem. Te Zotit jemi, e te ai do te kthehemi. Lutemi qe faqebardh si Bekimi”, ka shkruar Bytyqi.

E ky person është viktima e tretë i cili ndërroi jetë vetëm Brenda pak orëve e që dyshohet se ishte prekur nga koronavirusi. Një 32-vjeçar ka vdekur në Pejë. Edhe ai kishte qenë në pritje të Covid-19. Ndërkohë që një 70-vjeçar jetër nga Gjilani humbi jetën si pasojë e infketimit me Covid-19 gjatë ditës së sotme.

Ndryshe, ne 24 orët e fundit ne vend u shenuan 8 viktima si dhe  237 raste të reja me Covid-19.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0