Hoti: Kryetari i Kuvendit nga një ekstrem në tjetrin

Hoti: Kryetari i Kuvendit nga një ekstrem në tjetrin

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në një postim në facebook reagoi pasi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli nuk ia lejoi fjalën deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi.

“Kryetari i Kuvendit po kalon nga një ekstrem në tjetrin. Deri dje lejonte të futej dhe hidhej gaz ne Kuvend, kurse sot ju merr fjalën deputetëve”, shkroi Hoti.

Ai akuzoi Veselin se nuk e ndaloi hedhjen e gazit lotsjellës dhe veve në Kuvend.

Në kohën kur është dashtë të ndalojë hedhjen e veve dhe gazit lotsjellës që ka ngjarë dhjetëra herë në këtë Kuvend, ai jo që nuk e ka ndaluar hedhjen e gazit, por nuk ka sjellë asnjë masë siç e parasheh Rregullorja e Punës së Kuvendit”, vijoi postimi i Hotit.

Në vijim mund ta ndiqni momentin kur Veseli ia ndaloi fjalën Frashër Krasniqit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0