30 mijë euro tjera për shërimin e Bujar Bukoshit

30 mijë euro tjera për shërimin e Bujar Bukoshit

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 30 mijë euro të tjera për shërimin e ish kryemiinistrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është marrë sot në mbledhjen e qeverisë ndërsa propozimi është bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Paratë për shërimin e Bukoshit do të merren nga rezervat e shtetit, tha Haradinaj.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria ndihmon Bukoshin me mjete financiare për shërimin e tij.(KALLXO.com)

COMMENTS

WORDPRESS: 0