20minuten.ch: Vëllai i Loredanës që mashtroi çiftin zviceran, i afërt me Ramush Haradinajn

20minuten.ch: Vëllai i Loredanës që mashtroi çiftin zviceran, i afërt me Ramush Haradinajn

Këngëtarja Loredana Zefi nuk e ka kryer e vetme mashtrimin ndaj çiftit zviceran, të cilëve dyshohet se u janë marrë gjithsej rreth 900 mijë franga.

Sipas gazetës zvicerane 20minuten.ch, fillimisht kishte qenë vëllau i Loredanës, Bekim Zefiq, i cili kishte mashtruar viktimën Petra Z. për një shumë prej rreth 200 mijë frangave. E gjitha kishte filluar kur ai i kishte kërkuar asaj një borxh për kinse operimin e nënës së tij, të cilës i duhej transplanti i veshkës, transmeton EkonomiaSot.

Pas një kohe, Loredana i ishte paraqitur çiftit me emër të rrejshëm, si kinse avokate, dhe u kishte premtuar se do t’ua nxirrte paratë nga Bekimi. Por kjo kishte qenë vetëm skemë sa për t’u marrë edhe më shumë para, aq sa shuma totale pretendohet të jetë rreth 700 mijë franga të marra vetëm nga Loredana.

Prestigjiozja zvicerane 20 minuten, në artikullin e shkruar ka përmendur edhe emrin e kryeministrit Haradinaj duke shkruar se vëllai i këngëtares Loredana, Bekimi, është person mjaft i afërt me Ramush Haradinajn, dhe ka shumë foto me të. Fotot mund t’i shihni ketu (20minuten ka përdorur emrin Berat për të mbuluar identitetin e Bekimit).

Gazeta më tutje thekson se edhe vetë Haradinaj dikur kishte qenë azilant politik në Zvicër.

Një gjë të tillë e ka mohuar sot Bekim Zefiq, i cili përmes një videoje thotë se e tëra është shpifje, dhe se ai nuk do të ishte në liri po të ishte kjo e vërtetë. Mirëpo këtë e demanton një deklaratë e nënshkruar më herët nga vetë Bekimi, në të cilën ai pranon se “u ka marrë borxh” shumën prej 200 mijë frangave ciftit zviceran.
<img class=”alignnone size-full wp-image-17450″ src=”http://ekonomiasot.com/wp-content/uploads/2019/05/bekim-zefiq.jpg” alt=”” width=”473″ height=”598″ />

Arsyeja pse vëllau i Loredanës, Bekimi, është lënë i lirë sipas gazetës zvicerane ka të bëjë me faktin që prokuroria nuk ka mundur të identifikojë vepër penale, meqenëse cifti zviceran i ka dhënë paratë Bekimit me vullnet, dhe në emër të borxhit. Por nuk mohohet fakti që shuma prej 200 mijë frangash është marrë nga Bekimi. /EkonomiaSot

COMMENTS

DISQUS: 0