20 policë do të testohen për koronavirus në Prizren

20 policë do të testohen për koronavirus në Prizren

Në Prizren 20 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do t’u merren mostrat për Covid-19, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizren Shaban Osmanollaj.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme gjithashtu do të merren edhe 20 mostra të tjera.

Pjesëtarët e Policisë ë Kosovës në Prizren po testohen dy ditë pasi një familje 8 anëtarëshe në Prizren doli pozitive në testet për Covid. Njëri prej anëtarëve të kësaj familje është pjesëtarë i policisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0