20 imamë të propozuar nga BIK do të ligjërojnë në burgje kundër radikalizimit

20 imamë të propozuar nga BIK do të ligjërojnë në burgje kundër radikalizimit

Njëzet imamë të propozuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e të vlerësuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) do t’iu ligjërojnë në burgje të dënuarve për veprën penale të terrorizimit.

Kjo bazua në marrëveshjen e mirëkuptimit që ka nënshkruar Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri dhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, raporton EO.

Tahiri, tha se qëllim i këtyre ligjëratave do të jetë deradikalizimi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit.

Rreth 150 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri e Irak, po vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0