2.500 familje i janë shtuar skemave të asistencës sociale

2.500 familje i janë shtuar skemave të asistencës sociale

Rreth 25 mijë familje me mbi 100 mijë anëtarë në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, janë të varura nga asistenca sociale.

Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës, është prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

Në mesin e tyre është edhe familja prej pesë anëtarësh Gashi nga Prishtina. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Miradija, nënë e tre fëmijëve, ka treguar se në muaj merr nga 87 euro si asistencë sociale dhe se kjo shumë, sipas saj, nuk i mjafton as për t’i përmbushur nevojat elementare të familjes.

“Janë të pamjaftueshme, fillimisht me atë pagesë i paguaj faturat e energjisë dhe mundohem që tjerat t’i kursej për bukë, tjetër gjë nuk mund të blej. Djali i madh, më kërkon veshmbathje, të vegjlit kërkojnë para kur nisën në shkollë, po nuk më mbesin para”, ka thënë Miradija.

Se asistenca sociale është e pamjaftueshme për këto familje me gjendje të rëndë ekonomike, është theksuar në vazhdimësi edhe nga ekspertët e çështjeve ekonomike dhe vetë zyrtarët e institucioneve të Kosovës.

Varfëria vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha, me të cilat përballen qytetarët në Kosovë. Me gjithë rritjen ekonomike prej rreth katër për qind, Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: