18 të arrestuar për trafikim me armë në Ferizaj

18 të arrestuar për trafikim me armë në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se pas një hetimi intensiv disa mujor, i filluar nga fundi i vitit 2018, me masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimeve kundër Krimit të Organizuar – DHKO në Prishtinë, kanë kryer disa bastisje në disa lokacione në regjione të ndryshme në tërë Kosovën.

Me këtë rast, janë sekuestruar një sasi e madhe e armëve dhe municion të llojeve të ndryshme.

Deri më tani thotë se janë sekuestruar 37 revole, 8 armë gjuetie, 3 armë AK-47 , 2 armë gjysmë automatike, 7 armë të gjata, 1 pushkë ajrore, 18 karikator, pjesë të ndryshme të armëve (tyta të revoleve), një sasi e madhe e fishekëve, rreth 9,000 copë të kalibrave të ndryshëm, po ashtu, janë sekuestruar të holla rreth 10.000 € si dhe 2 vetura.

Me këtë rast janë arrestuar 18 persona, me inicialet: A.F.,P.F.,M.F.,M.SH.,I.R., R.M.,N.M.,P.M., A.F.,B.A.,S.N.,A.H., K.P.,E.B.,K.D., B.J.,S.K.,F.U., ndaj të cilëve është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se operacioni ende është duke vazhduar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0