150 zyrtarë deklarojnë pasurinë, Agjencia paralajmëron se do t’i drejtohet Prokurorisë

150 zyrtarë deklarojnë pasurinë, Agjencia paralajmëron se do t’i drejtohet Prokurorisë

Më 1 mars ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Të gjithë zyrtarët publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion, derisa kërkohet që të respektojnë afatin e caktuara kohore i cili përfundon me 31 mars.

Mos- deklarimi i rregullt i pasurisë dhe mosrespektimi i ligjit për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do t’i paraqes në Prokurori për trajtim të mëtutjeshëm, kështu ka thënë për Ekonomia Online Udhëheqësi i divizionit për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Agron Behrami.

Behrami deklaroi se deri me tani kanë pranuar 150 formular të deklarimit të pasurisë të rregullt vjetor. “Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar nga 1 marsi është fjala për procesin e rregullt. Vazhdon të jetë një obligim ligjor që zyrtarët e lartë publik t’i nënshtrohen deklarimit të rregullt vjetor”.

“Gjatë kësaj periudhe Agjencia do të bashkëpunoj me zyrtarët që ky proces të shkojë mbarë dhe të deklarojnë të gjitha zyrtarët. Shpresojmë që ta respektojnë afatin e mos të ketë vonesa, fillimisht në deklarimin e pasurisë i cili përfundon me 31 mars”.

“Deri në këto momente i kemi pranuar 150 formular të deklarimit të pasurisë të rregullt vjetor. Të gjithë zyrtarët publik që kanë deklaruar nga 1 janari nuk e kanë për obligim t’iu nënshtrohen deklarimit të rregullt vjetor”.

“Kemi një bashkëpunim të mirë, sa i përket rasteve që agjencia i dërgon në institucionet kompetente për trajtim të mëtejshëm”, tha Behrami.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0