119 raste pozitive dhe 154 të shëruar me Covid-19 në Kosovë

119 raste pozitive dhe 154 të shëruar me Covid-19 në Kosovë

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë shënuar 119  raste me koronavirus, nga 480  mostra të testuara.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar të dhënat e 24 orëshit të fundit teksa ka njoftuar se janë shëruar edhe  154 pacientë të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0