10 të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

10 të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 10 persona si pasojë e infektimit me Covid-19. Kështu ka bërë me dije IKSHPK në raportin e saj. Numri i viktimave si pasjë e koronavirusit në vendin tonë ka arritur në 467 persona.

Ndërkohë brenda 24- orëve janë shëruar 159 persona si dhe 111 të tjerë janë infektuar nga 448 mostrat e marra.
” Në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 8.505. Raste aktive janë 3.476.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25, komuna Pejë 13, komuna Gjilan 10, komuna Gjakovë 7, komuna Mitrovicë 7, komuna Vushtrri 6, komuna Ferizaj 5, komuna Drenas 4, komuna Obiliq 4, komuna Podujevë 4, komuna Fushë-Kosovë 3, komuna Klinë 3, komuna Rahovec 3, komuna Skenderaj 3, komuna Deçan 2, komuna Malishevë 2, komuna Prizren 2, komuna Viti 2 dhe nga një rast në komunat: Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0