Gjashtë kryeministrat e Kosovës, asnjëri s’e përfundoi mandatin

Gjashtë kryeministrat e Kosovës, asnjëri s’e përfundoi mandatin

Që nga përfundimi i luftës, shteti i Kosovës ka pasur 8 mandate qeverish, në krye me 6 kryeministra.

Por anijeri prej tyre nuk e ka përfunduar mandatin kushtetues, prej 4 vitesh udhëheqje.

I pari kryeministër i vendit, pas përfundimit të luftës u zgjodh Bajram Rexhepi.

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës.

Vetëm dy vite më vonë, më saktësisht më 3 dhjetor 2004 në këtë pozitë Parlamenti i Kosovës me shumicë votash zgjodhi Ramush Haradinajn.

Pa i bërë as 100 dite punë, Haradinaj dha dorëheqje nga kjo pozitë pasi ndaj tij Tribunali për Krime të Luftës në ish Jugosllavi ngriti aktakuzë ndaj tij, mbi dyshimet për krime lufte.

Kështu, pozita e kryeministrit mbeti e lirë.

Me 71 vota pro dhe 36 kundër Kuvendi i Kosovës më 23 mars të 2005 zgjodhi për kryeministër të Kosovës Bajram Kosumin.

Kosumi u zgjodh mandator për formimin e qeverisë së re, pas dorëheqjes dhe shkuarjes në Hagë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Si kreu i qeverisë, Kosumi qëndroi për 353 ditë.

Pas tij kryeministër i ri i vendit më 2006 u zgodh Agim Ceku. Me 65 vota për, 33 kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës kishte zgjedhur kryeministrin dhe qeverinë e re, raporton T7.

Zgjedhjet e ardhshme, ato të 17 nëntori 2007 sollën fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Rrjedhimisht, kre i qeverisë u zgjodh Hashim Thaci. Votimi për zgjedhjen e tij u bë më 9 janar të vitit 2008.

E Hashim Thaçi, nuk e pati këtë mandatin e vetëm. Ai 3 vite më vonë, sërish u zgjodh kryeministër i vendit, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit 2011.

Në këtë mandati, ai qëndroi më së gjati në historinë e kryeministrave, 1387 ditë.

Por, ani pse më së gjati, ai nuk arriti ta përfundoj mandatin e plotë prej katër vitesh.

Më 2014, ishte Isa Mustafa, kreu i LDK-së ai që u zgjodh kryeministër i vendit me 73 vota për të deputetëve. Në këtë post Mustafa qëndroi deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato të 11 qershorit të vitit 2017.

Pas këtyre zgjedhjeve, 3 muaj kohë mori formimi i qeverisë së re në krye me Ramush Haradinajn.

Këtë herë Haradinajt i zgjati mandati më shumë se herën e parë, por prapë nuk ë përfundoi atë.

Në korrik të vitit 2019, Haradinaj dha edhe njëherë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi i njëjti u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0