Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë ia kanë ndalur turrin variantit Delta edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje.
Përmes një postimi në Facebook IKSHPK-ja ka shkruar se virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që preken edhe fëmijët.
“Andaj ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2. Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI”, thuhet në postimin e institutit.
COMMENTS